Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” po diskutohet letra që kryetari i PD Lulzim Basha iu ka drejtuar bankave në vend, për të parë më kujdes se çfarë parash hyjnë në sistem si pasojë e sistemit PPP.


Ish-ministri i Financave Arben Malaj tha se koncesionet kanë probleme, pasi mund të fitojnë kompani joserioze, por shtoi se këto praktika kanë edhe të mira.


Mateo Spaho:  Është shteti që përdor këstet. Edhe në Greqi kj skemë është ndjekur dhe ka më pak trafik. Shteti paguan kreditimin, por paguan edhe për trafikun. Kemi kryetarin e opozitës që thotë se dua sistemin bankar të pastër nga risqet. Të dyja anët kanë të drejtat e tij.


Arben Malaj: PP është një rrugë, e cila ka dobësi. Ka dobësi sigurisht, sepse ka raste kur një kompani e vogël merr me koncesion një rrugë kryesore, në këtë rast nuk ke çfarë të diskutosh. PPP-të largojnë kompanitë serioze. Por duhet ta pranojmë se ndaj PPP duhet të jemi pak më pozitivë.

Dorian Teliti: Janë qindra koncesionarë dhe PPP që janë dhënë. Kemi koncesione të tëra të dhana ndër këta vite dhe sipas propozimit të PD, do të kalojnë të gjitha në sitë. Këtë kemi thënë. A janë të mira PPP-të? Sigurisht që janë kur jepen brenda ligjeve. Por, këto PPP janë dhënë sipas ekspertëve që iu kemi marrë mendim janë skandaloze. Nuk ka studime fizibiliteti, nuk ka A bëhet vettingu për gjyqtarë, prokurorë, policë, u sugjerua për arsimtarët, pse mos ta bëjmë edhe për koncesionet.

Adrian Civici:  Mua s’më pëlqen fakti se është fryma se çdo PPP na qenka burim korrupsioni. Nuk mendoj kështu, PPP ka edhe zhvillim, ka edhe të mira.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb