TIRANË

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave mbajti sot mbledhjen e radhës, për të shqyrtuar projekt-ligjet për minatorët dhe metalurgët. Ministri i Financave Arben Ahmetaj lexoi nen për nen ndryshimet që do të prekin të gjithë ata që kanë punuar në minierë, nën tokë dhe metalurgët.

“Do të bëhen ndryshime të rëndësishme për përfitime për kategorinë e minatorëve dhe metalurgëve, të punonjësve që kanë punuar në industrinë e gazit dhe naftës. Ndryshimet në ligje do të bëhen nen për nen, duke marrë parasysh edhe kërkesat”, tha Ahmetaj.

Projekt-ligji për minatorët dhe metalurgjikët u shqyrtua nen për nen, pas marrjes edhe të kërkesave të përfaqësuesve të minatorëve dhe metalurgëve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb