“Ilir Beqja mendon që t’u lehtësohet barra financiare nga gjobat bizneseve që nuk kanë qenë të licensuara për atë aktivitet, kur janë kontrolluar nga AKU, se këto biznese paskan qenë të painformuar që u duhej licencë për t’u tregtuar produkte ushqimore konsumatorëve”. Kështu deklaron demokrati Bardh Spahia në lidhje me një projektligj për faljen e gjobave.

Mes të tjerash Spahia tha se ky projektligj është propozuar nga ish-ministri Beqaj.

REAGIMI I SPAHIUT
A ju kujtohet Edi Rama kur në maj të këtij viti, për të larguar vëmendjen nga votimet moniste që po përgatiste, premtonte se siguria ushqimore për qytetarët do ishte prioriteti I tij e për pasojë po përgatiste ndryshime në Kodin Penal për të futur në burg këdo që abuzon duke dëmtuar shëndetin e njerëzve?

Premtimi i Ramës u pasua me një aksion intensiv gjithë verës të AKU që ndëshkoi me gjoba e mbyllje aktiviteti biznese të ndyshme nga veriu në jug dhe sot kuvendi I miratoi ato ndryshime në Kodin Penal, që shkojnë deri në 15 vite burg. Por këtu nis teatri makabër e I pafytyrë I kësaj mazhorance të korruptuar. Ilir Beqja, dikur ish ministër shëndetësie, propozon një projekt ligj për ti falur gjobat e vendosura nga AKU atyre që kanë cënuar sigurinë ushqimore duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve. Tani Ilir Beqja mendon që tu lehtësohet barra financiare nga gjobat bizneseve që nuk kanë qenë të licensuara për atë aktivitet, kur janë kontrolluar nga AKU, se këto biznese paskan qenë të painformuar që u duhej licencë për t’u tregtuar produkte ushqimore konsumatorëve!!!!! Më tallje se kaq me njerëzit e shëndetin e tyre nuk ka! Nuk bëhen dot me qytetarin edhe kur e premtojnë me gojën e vetë Edi Ramës, jo! Grykësia është më e fortë edhe se cipa e fytyrës kur premton dicka me zë e figurë. Me kulisa të tilla tregojnë se as nuk u bëhet vonë për shëndetin e qytetarëve. I shohin vec si kontigjent votash në fushatë!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: