Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në fjalën e saj në parlament foli për projekt-ligjin për Mbrojtjen Civile.

Xhaçka tha se me anë të këtij ligji po ndodh një transformim i madh, teksa ka përmendur edhe raste të ndërhyrjes në raste urgjente.

Po ndodh një transformim i madh. Ne kemi një prjekt-ligj për Mbrojtjen Civile. Kemi përballuar zjarre, tërmete dhe të tjera fatkeqësi, nga veriu në jug. Ka pasur rritje të kapaciteteve falë edhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Shqipëria është një vend ku ka fatkeqësi natyrore. Vendi ynë ndër 10 vendet e para në botë sa i takon riskut të fatkeqësive. Raporti i Riskut Botëror më 2016 thotë se Shqipëria është vendi i parë më i rrezikuar në Europë dhe i 40 në Europë. Gjatë tranzicionit ka ndodhur një katrahurë, ka pasur ndërtime kuturu, kanë rënë zjarre nëpër pyje. Kur bëhet fjalë për fatkeqësi, Shqipëria i ngjan një pacienti që do të mbrohet me çdo kusht”, tha Xhaçka ndër të tjera.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb