TIRANE– I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Altin Hazizaj nga Ambasada Pink ka treguar më shumë për dorëzimin pranë Kuvendit të projektligjit “Për njohjen e Identitetit Gjinor në Shqipëri”, ku propozon pasqyrimin e identitetit gjinor të ri në çdo dokument zyrtar për personat LGBTI. Nismëtari i këtij pr.ligji Altin Hazizaj tha se edhe Shqipëria duhet t’i bashkohet vendeve evropiane dhe të respektojë të drejtat e njeriut.

“Legjislacioni shqiptar njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, ndërsa me këtë pr.ligj ne synojmë t’i bashkohemi vendeve evropiane sepse njeriu duhet të gëzojë identitetin që i takon. Ndryshimi gjinor duhet të njihet në dokumentacion dhe ndryshimi bëhet në gjendjen civile me vetëdeklarim dhe do ketë të gjitha të dhënat e personit. Nuk mendoj se do ketë risk për abuzime, pasi regjistri elektronik. Identiteti gjinor formohet deri ne 6 vjeç dhe ndryshimi i identitetit gjinor fillon nga 14 vjeç. Është e drejte e çdo personi te ndryshoje identitetin gjinor”- tha Altin Hazizaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: