TIRANË- Debati për Teatrin Kombëtar vazhdon në seancën plenare. Ndërsa maxhoranca ka kërkuar të futet në kalojë me procedurë të përshpejtuar projektligjin e miratuar tashmë nga qeveria për ndërtimin e teatrit të ri me partner privat, opozita e ka quajtur të paligjshme.

“Duan të hedhin në erë Teatrin me procedurë të përshpejtuar. Maxhoranca ka futur në mënyrë të paligjshme për të nisur me procedurë të përshpejtuar ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në tokë publike të kullave private”, deklaroi deputeti i PD Enkelejd Alibeaj.

Deputeti i LSI Luan Rama kërkoi tërheqjen e tij nga seanca dhe vijimin e diskutimit.
“Ju ftoj ta tërheqim projektligjin dhe të vazhdojmë diskutimin në rrjedhën normale. Teatri nuk është çështje procedure e kartonësh”, tha Luan Rama.

Ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se e kishte njoftuar në fillim të seancës këtë gjë. “BalkanWeb” ka siguruar vendimin e Kuvendit për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit.

projetvendimi-ok

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb