Nga KLODJANA HAXHIAJ*

DURRËS – Nën kujdesin e Zonjës së Parë, Odeta Nishani, shoqëria civile ka organizuar një mbrëmje bamirësie për fëmijët me probleme sociale dhe ata të jetimë të qytetit të Durrësit.

Mbrëmja është organizuar në hotel “Palace” pranë bregut të detit në plazhin e Durrësit. Mijëra drita dhe një dekor i vecantë i përgatitur posacërisht për festat e fundvitit nga stafi i hotelit Palace kanë pritur me shumë dashuri pjesëmarrësit dhe vecanërisht fëmijët në festë, ku u shpërndanë dhurata të ndryshme.

Nëpërmjet dy reportazheve me protagonistë aktorin Mirush Kabashi dhe deputeten Klodiana Spahiu është treguar se fëmijët pa përjashtim kanë nevojë për dashuri e përkujdesje. Aktorët e mirënjohur të skenës Roza Anagnosti dhe Mirush Kabashi kanë dhënë apelin se të gjithë duhet të kontribuojnë për të rritur vogëlushë të shëndetshëm e me dashuri, duke u frymëzuar nga vepra e Nënë Terezës.

Zonja e Parë Odeta Nishani theksoi se të gjthë fëmijët duhet të gëzojnë të drejta të barabarta e duhet të jenë të lumtur. Fondet që u mblodhën nga mbrëmja do t’i kalojnë fëmijëve në nevojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: