Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke treguar se vazhdon procesi në lidhje me dërgesën e S-400, tha se “Nuk ka ndonjë problem. Procesi edhe pas kësaj do të zhvillohet në mënyrë solide”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu pas takimit të tij me homologun nga Zvicra, Ignazio Cassis dhe mes delegacioneve, zhvilluan një konferencë shtypi të përbashkët në Ankara.

“(Marrëveshja e S-400) Është një marrëveshje e përfunduar dhe procesi vazhdon. Ne i koordinojmë këto punë. Leja për avionin, leja për personelin që do të vijë, vazhdojnë proceset në lidhje me këtë. Gjithashtu edhe Ministria jonë Mbrojtjes Kombëtare dha deklaratën e duhur. Nuk ka ndonjë problem. Procesi edhe pas kësaj do të zhvillohet në mënyrë solide”, u shpreh kryediplomati turk duke u përgjigjur në lidhje me një pyetje rreth transferimit të grupit të parë të pajisjeve të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 për në Turqi.

Zyrtarët e SHBA-së kanë kundërshtuar blerjen e S-400 nga Turqia, duke argumentuar se sistemi rus nuk përputhet me sistemet e NATO-s.

Megjithatë, Turqia ka theksuar se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë kërcënim për aleancën.

Turqia gjithashtu ka potencuar se ka qenë refuzimi i SHBA-së në lidhje me sistemet Patriot që i ka detyruar të kërkojnë shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia i ofroi Ankarasë një marrëveshje më të mirë, duke përfshirë edhe transferimin e teknologjisë.

Ankaraja po ashtu ka argumentuar se Turqia nuk është vendi i vetëm i NATO-s që do të përdorë sisteme ruse të mbrojtjes ajrore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb