Italia dhe Shqipëria “përplasen” në ndeshjen e parë të grupit në Europian, në takimin që do luhet me 15 qershor. Mesfushori i axurrëve, Davide Frattesi është bindur për potencialin e italianëve, por gjithsesi kërkon që skuadra të shfrytëzojë në maksimum rastet ndaj kuqezinjve, pasi nuk do ketë aq shumë sa ndaj Bosnjës.

“4 gola dhe 9 ndeshje me Kombëtaren është një bilanc i shkëlqyer, por mund të shënoja të tjerë gola. E di se duhet të përmirësohem shumë. Të gjithë duhet të japim diçka ekstra nëse duam të jemi gati për Euro 2024.

Çfarë mund të kishim bërë më mirë? Krijojmë raste, por duhet t’i menaxhojmë më mirë mundësitë tona. Duhet të finalizojmë, pasi në sfidat e grupit nuk do të kemi kaq shumë raste në dispozicion”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb