Nuk ka kaluar pa incidente, prag sfida mes kombëtares tonë dhe asaj italiane, por për fat të mirë ishin forcat e sigurisë që parandaluan gjithçka. Afro 50 tifozë italianë janë arrestuar sipas informacioneve të policisë, pasi atyre i’u gjetën objekte si thika, fishekzjarrë dhe kapuç, të cilat do të mbahen në policinë gjermane.
Grupi i mbështetësve u ndalua para se të binte në kontakt me tifozë të tjerë shqiptarë pranë një restoranti.