FIER

Edhe pse jemi në prag të sezonit veror, by passi i Fierit që na lidh me Jugun e vendit, ende nuk është gati. Deri tani është kryer vetëm gjysma e punës dhe premtimet janë se deri në fund të qershorit do të mbarojë njëra karrexhatë e rrugës.



“By passi i Fierit është një autostradë 22 kilometra e gjatë dhe që lidhet pikërisht nga zona e mbrostarit deri në hyrje të autostradës së Vlorës. Deri tani është punuar në 12 kilometër e puna, sikundër është premtuar brenda muajit qershor pritet që njëra karrexhatë e kësaj rruge të hapet për levizjen e lirë të automjeteve e kryesisht pushusesve. Hapja e kësaj rruge do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në aksin e  vjetër.”


Gjatë një vëzhgimi nga grupi i News24 përgjatë gjatësisë së kësaj autostrade, mësuam se punonjësit e kompanisë nënkontraktore  punojnë me tre turne, dhe aktualisht pritet hedhja e asfaltit në pjesën e mbetur të një prej korsive.

Punimet në by passin e Fierit nisën në vitin 2011 dhe gjatë gjithë kësaj periudhe rinisën dhe u shkëputën disa herë, madje u shoqëruan edhe me protesta të vazhdueshme nga nënkontraktorët e mëparshëm. Puna nisi nga hyrja e autostradës që lidhet me aksin Fier-Vlorë, në dalje të Levanit dhe është premtuar të përfundojë në mbikalimin e Mbrostarit, aty ku lidhet me autostradën Lushnje-Fier.