Jemi në prag të hapjes zyrtare të sezonit turistik, por bregdeti i Shëngjinit me sa duket nuk është ende gati për të pritur pushuesit.

Në një video të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Elidon Ndreka, situata në bregdet duket alarmante.

Raportohet se bregdeti është i ndotur dhe kjo situatë zgjat prej të paktën 4 vitesh.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ndotja vjen nga derdhja e ujerave të zeza përmes hidrovorit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: