Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmje ne sotme përballë Ukrainës, sfidën e vlefshme për raundin e fundit të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nis në orën 20:45. Në prag të kësaj sfide ka folur një pjesëtar i stafit të Kombëtares, Ervin Bulku.
“Bajrami ka qenë i lodhur dhe sot nuk ishte i gatshëm 100% dhe duhej ta zëvendësonte Muçi. Asani ka qenë i gatshëm në seancat e fundit stërvitore, për këtë Sylvinho vendosi që ta fuste nga minuta e parë.
Ukraina është një skuadër shumë e mirë dhe që luan mirë teknikisht. Sulmi i Ukrainës nga krahët? Nuk mendoj që do të mbrojnë vetëm Asani dhe Balliu, kemi lojtarë të tjerë. Mudryk është një nga më të shpejtët dhe di të bëjë shumë mirë, por jemi munduar të marrim masat dhe t’i japim udhëzime lojtarëve. Po ashtu dhe Ramadani që do të jetë afër tyre.
Pozicioni i Muçit? Po ta shikosh në ndeshjet që janë luajtur më para, dihet që Muçi ka cilësi teknike si Bajrami dhe pak a shumë janë të njëjta. Por gjithçka varet is do të përshtatet gjatë lojës dhe si do të shkojë. Është lojtar i rëndësishëm për Kombëtaren.
Ne gjithmonë mundohemi që të fusim në fushë lojtarët që ndihem më mirë fizikisht. Nëse s’ndihesh mirë fizikisht, është e vështirë që të bësh maksimumin në fushë”, është shprehur Bulku.