Kroaci- Shqipëri do të jetë sfida e dytë për grupin B, në këtë Euro 2024, me dy skuadrat, që vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para, respektivisht ndaj Spanjës dhe Italisë, duke e bërë në këtë mënyrë përcaktuese sfidën e Hamburgut, që do të luhet këtë të mërkurë.

Cilado nga skuadrat që gabon, mund t’i thotë përpara kohe, lamturmirë këtij evropiani.
Në kampin kroat kanë përfunduar edhe stërvitjen e fundit, në prag të ndeshjes me kuq e zinj-të tanë.
Daliç, mori lajmin e keq, atë të dëmtimit të Nicola Vlasiç, i cili për shkak të një problemi në muskulin e këmbës, do duhet të “braktisë” përpara kohe kombëtaren kroate për vijimin e kompeticionit.

Gjithsesi pjesa tjetër e grupit është e plotë, me Daliç që në prag të kësaj sfide deklaroi për mediat kroate: Na duhet të bëjmë disa ndryshime për ndeshjen ndaj Shqipërisë, veçanërisht në metodën e të luajturit dhe në qasjen që duhet të kemi në fushë ndaj kundërshtarit.

Për t’u nënvizuar fakti, që Daliç ka vendosur që skuadra të mos e kryejë stërvitjen e fundit në Volkspark stadion në Hambur, në impiantin ku do të luhet ndeshja, sikundër ndodh zakonisht përpara çdo sfide. Vendim ky që tregon sipas mediave kroate, rëndësinë e sfidës për Daliç, si dhe faktin që ai kërkon të zhvillojë stërvitjen e fundit me dyer të mbyllura, për evituar çdo mundësi “spiunimi” të skemave të tij, në prag të ndeshjes me Shqipërinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: