AVON PARK, SHBA

Mediat amerikane raportojnë se dy vajza adoleshente të Shkollës së Mesme në Avon Park po përballen me akuzat e tantativës për të vrarë 9 persona. Adoleshentet e akuzuara janë  Delaney M. Barnes dhe Solonge N. Green, të dyja 14 vjeçe.

Ata u arrestuan, pasi një mësues i shkollës zbuloi fletore të tyre, ku shkruhej saktësisht plani i tyre për të vrarë 9 vetë dhe më pas për të djegur e varrosur trupat, që mos të linin prova. Mësuesi u tha hetuesve të Zyrës së Sherifëve të Qarkut Highlands se ajo që shkruhej në letër ishte e tmerrshme.

  • foto galeri

Pavarësisht se një nga adoleshentet u shpreh se e gjitha ishte shaka, zyrtarët policorë deklaruan se nuk mund të ketë shaka me të tilla gjëra. Mësuesi deklaroi se në fletore kishte të shkruar gjëra të tilla si: “Informacion privat”, “Mos hap” dhe “Projekti 11/9”.

Vajzat u dërguan në paraburgim. Ata po përballen me akuza për 9 vrasje dhe 3 rrëmbime. “Nuk ka rëndësi nëse ato mendonin se kjo ishte një shaka”, tha Scott Dressel, zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut Highlands. Ai shtoi se nuk mund të bëhet shaka me jetët e njerëzve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb