Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarë, një burrë dhe një grua janë arrestuar nga policia e vendit fqinj, pasi në makinën ku ata po udhëtonin janë gjetur 19 kg kokainë, e vendosur në disa pako.

Policia italiane ka ndaluar një automjet me targa gjermane, në të cilën udhëtonin shqiptarët. Burri i ndaluar është i moshës 33-vjeçare, kurse gruaja 22 vjeçe.

Në rast se kokaina do të shitej në treg, dy shqiptarët do të fitonin 2 milionë euro. Burri ishte rezident në krahinën e Varezes, kurse gruaja në Shqipëri.

(d.xh Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb