ITALI

Policia italiane ka arrestuar 3 shqiptarë në Pisa, pasi iu gjetën 10 kilogramë kokainë në makinë. Në pranga të policisë kanë rënë shtetas të Shqipërisë të moshave 38, 35 dhe 28 vjeç.

Droga e sekuestruar ishte e pastër 100 për qind. Në rast se sasia e drogës të sekuestruar do të hidhej në treg, atëherë shqiptarët do të fitonin 1 milionë e 200 mijë euro. Shqiptarët u arrestuan dhe do të dërgohen në gjykatë.

Në këtë operacion, përpos drogës, u sekuestruan edhe dy makina, 8 telefona celularë, si dhe 4100 euro para të gatshme.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb