GREQI

16 kg marijuanë u sekuestruan sot nga policia greke, ndërsa në pranga përfundoi në 36 vjecar polak.

Aksioni i policisë u zhvillua në Sajadhe, Igumenice, ndërsa droga ishte fshehur në motorin me të cilin lëvizte i riu.

Whatsapp Image 2019 10 07 At 11.07.14
Whatsapp Image 2019 10 07 At 11.07.14

Lënda narkotike ishte e ndarë në 15 pako, një pjesë e të cilës u gjet edhe në cantën e shpinës që mbante 36-vjecari.

Policia greke ka shfrytëzuar burime informacioni për kalimin e drogës në kufi Greqi, ka ndaluar  në rrugë qendrore 36 vjeçarin me motoçikletë dhe gjatë kontrollit ka zbuluar në dy anët e motoçikletës 15 pako me 16 kg e 390 gr hashash.  I arrestuari akuzohet për trafik lëndësh narkotike në Greqi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: