MILANO- Një 39-vjeçare shqiptare është vënë në pranga nga policia italiane, pasi u kap me kokainë. ‘Milanotoday’ shkruan se shqiptarja, identiteti i të cilës nuk dihet ende, u arrestua mbrëmjen e së dielës në fshatin Cassano Adda në Milano.

Pas një kontrolli të ushtruar në mjetin e saj, oficerët gjetën brenda një buzëkuqi 3 qese të vogla me kokainë si dhe 270 euro. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj edhe 6 gramë të tjerë kokainë si dhe 2,300 euro, para të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm i drogës.
pillole droga rossetto-2
Sipas hetuesve të çështjes, gruaja shqiptare nuk ishte emër i panjohur për policinë, pasi kishte disa rekorde kriminale. Sakaq, 39-vjeçarja ndodhet në paraburgim në Milano, në pritje të caktimit të masës së sigurisë nga gjykata.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb