TIRANË

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas megaoperacionit, i cili përfundoi me arrestimin e 61 trafikantëve. Përmes një shënimi në “Twitter”, ministri shprehet se ky aksion ishte një tjetër  goditje e madhe e Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar.

Gjithashtu ministri Lleshaj shton se kjo ishte një betejë e fituar, ndërsa paralajmëroi se lufta do të jetë aktive dhe e ashpër ndaj grupeve të rrezikshme.

“Goditja e madhe e radhës për krimin e organizuar. Shkatërrohet një tjetër merimangë kriminale falë angazhimit profesional të Policisë dhe Prokurorisë. Një betejë tjetër e fituar, por lufta vazhdon ende ???‍♂??””-shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb