ELBASAN-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Dinamo”, ndërsa në pranga është vënë një 62-vjeçar.

Burime zyrtare pohuan se shtetasit Engjës H., iu gjetën dhe sekuestruan armë, municione luftarake si dhe një sasi lekësh.

19250116_307360079689835_1581206058_o

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të një hetimi të ndjekur me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar Dinamo. Si rezultat i këtij operacioni të finalizuar në sajë të një pune intensive hetimore dhe të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Engjëll. H., 62 vjeç, banues në Elbasan
19402504_307360089689834_1208285323_o
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar arsenal armësh, municione luftarake dhe vlera monetare. Ky shtetas dyshohet të ketë patur për qëllim trafikimin e armëve dhe municineve luftarake në vlera të ndryshme monetare. Grupi hetimor i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri automatik, model 56, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 29 copë fishekë Një armë zjarri pushkë model 63, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 25 copë fishekë

Një pushkë sportive shul, me krëhër të vendosur në të me 3 copë fishekë
131 copë kartmonedha me prerje 1000 lekë (131000 lekë të reja)
6 kuti me fishekë model 54, kalibër 7.62 mm, me nga 100 copë fishekë secila
45 copë fishekë pushkë sportive
30 copë fishekë model 56, kalibër 7.62 mm
173 copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm
Një armë e ftohtë thikë
Dy aparate telefoni të markave të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb