UDINE- Një çift shqiptarësh, 32 dhe 34 vjeç kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për veprën penale të kalimit të paligjshëm të emigrantëve. Ata ishin pikasur pasi kishin ndihmuar dy klandestinë turk, 35 dhe 24 vjeç, pa dokumenta, që të kalonin kufirin.

Gruaja shqiptare u vu re nga policia në stacionin e Udines, ndërsa zbriti nga një makinë me targa belge dhe pasi u tha diçka të huajve u largua me shpejtësi.

Dy turqit për disa orë u strehuan në një hotel, ku prisnin sinjalin e dy shqiptarëve. Ndërkohë, policia italiane u vu në ndjekje të çiftit shqiptar në autostradë, e më pas ata u arrestuan.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb