DURRES- Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, njëri prej të cilëve udhëtonte me armë zjarri në automjet, ndërsa tjetri si autor i dyshuar për disa vjedhje.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në kuadër të rritjes së sigurisë së qytetarëve kanë ushtruar kontrolle në terren, lokale nate, automjete për kapjen e personave në kërkim dhe me precedentë, gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve paligjshme si armëmbajtje pa leje apo lëndë narkotike.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara është arrestuar në flagrancë shtetasi:

• Ervis Dunga 29 vjeç, banues në Pjezë, Shijak.

Më datë 17.02.2018, në Shkallnur, rreth orës 03:00, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

• një armë zjarri pistoletë tip Zastava;
• 9 fishekë kalibër 9 mm, të cilët i mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278/4 të Kodit Penal.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Dritan Çina 45 vjeç, banues në Durrës.

Në lagjen Nr.12, është arrestuar në flagrancë pasi ka thyer xhamin e mjetit tip “Nissan” në pronësi të shtetases B.I. ka marrë 1 telefon celular, 7 000 lekë dhe sende personale.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se D.Çina dyshohet si autor i ngjarjeve të mëposhtme:

1. Më datë 17.05.2017, në Shkallnur, Durrës dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit, në pronësi të shtetasit B.H.

2. Më datë 03.12.2017, në lagjen Nr.17/1, Durrës dyshohet se ka vjedhur sende personale në mjetin e shtetasit B.K.

3.Më datë 03.12.2017 dyshohet se ka vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Volksweagen”, në pronësi të shtetasit A.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimin dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 134 dhe 283/ 1 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb