SHBA

Një reper me origjinë nga Cleveland në SHBA, me emrin e artit Q Money u arrestua nën akuzat e vrasjes me armë zjarri. Ngjarja besohet se ka ndodhur në një metro në Atlanta.

Q Money, emri i të cilit është Qamar Akee Uilliams, është akuzuar për vrasjen e Calvin Alexander Chappell në Decatur të Georgias, të hënën.

  • foto galeri

Uilliams dyshohet se e ka qëlluar viktimën e tij me plumba me pistoletë, shkruajnë mediat amerikane.

Nuk dihet motivi i vrasjes. Aktualisht, reperi Uilliams po mbahet në paraburgim nën akuzat për vrasje. Ai kishte pasur edhe më herët probleme me ligjin, por duket se këtë herë problemet janë tejet serioze.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: