TORINO– Mbi 1.5 kg heroinë, e cila ndoshta ka qenë e destinuar për t’u shpërndarë gjatë festës së Vitit të Ri u konfiskua në Torino. Mediat italiane raportojnë se në pranga ka rënë një 37-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për trafik droge.

Agjentët kishin nisur kontrollet pas sjelljes së dyshimtë të shqiptarit, pasi nga mjeti i tij u ndje dhe era si ajo e açetonit.

Gjatë kontrollit, droga u gjet e fshehur poshtë tepicerisë së bagazhit, ndërsa makina rezultoi të ishte e një shtetasi italian, i cili dispononte edhe 340 mjete të tjera. Ndërkohë policia vijon hetimet për dokumentimin e plot të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: