Brisida Shehaj, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Shehaj theksoi se hetimi i CEZ-DIA është një turp. Ajo shton se nuk ka asnjë pasazh që Ilir Meta të ketë marra. Sipas Shehajt, SPAK është i njëanshëm.

Brisida Shehaj: Hetimi i CEZ-DIA është turp. Është turp sepse nuk mund të akuzosh Metën për korrupsion, pa faktuar mitmarrjen. Ilir Meta është në burg për shkak të akuzave të dy gazetarëve dhe gruas së Kastriot Ismailajt. I zoti i punës, Kastriot Ismailaj ka thënë se nuk i kam dhënë para Metës. Nuk mund të marrësh për bazë fjalët, pa fakte.

Nuk thuhet në dosje fare se kur Meta ka marrë paratë. 10 milionë euro nuk ka marrë as DIA. Nuk ka pasazh që Meta ka marrë para. Që të ngresh akuzën për korrupsion, duhet të faktosh që unë kam marrë këto para. SPAK është selektiv.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb