Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi arrestimin e kreut të PL Ilir Meta.
Bardhi tha se forma e arrestimit ishte sipas tij, politik. Ai tha se edhe eurodeputetët ishin të shokuar nga forma e arrestimit të Metës, pasi kishin parë videon e prangosjes. Bardhi theksoi se nuk flet tani dot për dosjen, pasi nuk e ka parë me detaje atë.
Gazment Bardhi: Nuk e njoh dosjen. I vetmi koment që mund të bëj është se më ka lënë shije tepër të hidhur mënyra e ekzekutimit të gjykatës. Arrestimi i ish-presidentit nuk ishte jo vetëm procedurial. Ajo formë arrestimi ishte politik.
Për përmbajtjen e dosjes nuk flas dot, sepse nuk njoh dosjen. Eurodeputetët ishin të shokuar nga forma sesi Meta ishte arrestuar.
(Balkanweb)