Një grup shëtitësish u habitën pasi hasën në një gjurmë të stërmadhe në baltë në Watcombe, MB, duke i lënë ata të spekulojnë për një krijesë të pazakontë.
Grupi ishte në rrugën pranë Maidencombe, Devon kur gjetën këtë gjurmë dhe menjëherë u erdhi në mendje se mund të ishin gjurmë Këmbëmadhi (Bigfoot – një krijesë mitike e madhe dhe leshtore e ngjashme me njeriun, e pretenduar se banon në pyjet në Amerikën e Veriut, veçanërisht në Paqësorin Veriperëndimor).
Sipas një raporti të Metro UK, grupi tha se gjurmët e mëdha të këmbëve dolën nga pyjet aty pranë. Grupi zbuloi se gjurmët ndoqën shtegun e bregdetit për rreth 20 metra përpara se të zhdukeshin përsëri në zonën e pyllit. Njerëzit thanë se të gjithë u çuditën.
Më herët, ka pasur pretendime për praninë e Këmbëmadhit në Mbretërinë e Bashkuar, ku të paktën 15 dëshmitarë që dolën hapur për të pohuar se e panë krijesën.
Sipas pretendimeve të mëparshme, njerëzit e përshkruanin si “një krijesë si majmun, rreth pesë metra e gjatë, me flokë kafe që i mbulonin trupin dhe me një fytyrë të gjelbër dhe pa bisht”.
Drejtori i Qendrës për Zoologjinë Fortean të Devonit të Veriut, Jon Downes, tha: “Kam shumë raporte të ngjashme të krijesave të tilla që shihen në pyllin e Devonshire. Dhe kjo është një çmenduri e vërtetë sepse ka shumë gjëra të veçanta dhe që kërkojnë vërtetim për të qenë të besueshme.”