TIRANE

Prej disa muajsh, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi dhe aktori i humorit, Romeo Veshaj, po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë. Ata janë kapur mat shpeshherë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk vonoi shumë e u treguan të gjthëve se kanë nisur një romancë.

Lidhja e tyre ka ngjallur kuriozietet edhe tek fansat, ku sëfundmi në një intervistë për “Class” kanë kërkua të dinë se ku është njohur me Romeon. Këngëtarja tregon se ata janë takuar në televizion dhe se aty ka nisur gjithçka. E sigurisht që kjo dihej se dyshja është njohur në Televizion pasi të dy janë personazhe publikë, dhe herë pas here, pjesë të ekranit.

Gjithashtu ndjekësit kanë dashur të dinë planet e Jonidës për një tjetër fëmijë, pasi dikush e ka pyetur këngëtaren nëse djali i saj, Dan, i kërkon motër ose vëlla.

Jonida ka treguar se i biri e shijon gjithë vëmendjen e saj dhe mesa duket nuk dëshiron një fëmijë tjetër në shtëpi. “Jo, nuk ka pse, është qendra e vëmendjes sime, mesa duket ndihet i lumtur kështu.”- ka rrëfyer këngëtarja, duke lënë të kuptohet se momentalisht nuk ka plane të tilla në horizont.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb