Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se NATO duhet të pranojë “realitete të reja territoriale” përpara çdo bisedimi për t’i dhënë fund luftës që në Ukrainë. Këtë mesazh Putin ia përcolli edhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, gjatë bisedës telefonike që patën, ndërsa kjo ka ngjallur shqetësim te Kievi.
Putin përsëriti retorikën e Kremlinit se “kriza aktuale” ishte shkaktuar nga “politika shumëvjeçare agresive e NATO-s që synonte krijimin e një urë urë anti-ruse në territorin ukrainas”, sipas një leximi të Kremlinit.
Putin gjithashtu vuri në dukje se si NATO dhe Perëndimi ishin fajtorë për “injorimin e interesave të vendit të tij në fushën e sigurisë dhe shkeljen e të drejtave të banorëve rusishtfolës”.
Çdo negociatë duhet të marrë parasysh interesat ruse dhe “të rrjedhë nga realitetet e reja territoriale, dhe më e rëndësishmja, të eliminojë shkaqet rrënjësore të konfliktit”, thekon Putin.
Scholz po përballet me turbulenca politike brenda Gjermanisë ku do të ketë zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt. Koalicioni i qendrës së majtë që ai drejton përballet me kritika nga partitë miqësore me Rusinë se ai nuk është angazhuar në diplomaci të mjaftueshme për t’i dhënë fund luftës.
Kremlini tha se biseda ishte me kërkesë të Berlinit, ndërsa sipas Berlinit Scholz kishte “dënuar luftën ruse të agresionit kundër Ukrainës dhe i bëri thirrje Presidentit Putin që t’i japë fund dhe të tërheqë trupat”.
Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se telefonata rrezikon të hapë një “kuti të Pandorës”, e cila mund të luajë në duart e Putinit ndërsa ai kërkon t’i japë fund izolimit ndërkombëtar me të cilin përballet.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Putini të lirojë izolimin e tij”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës. Udhëheqësi ukrainas shtoi se thirrja me Scholz “i mundësoi Rusisë të mos ndryshojë asgjë në politikën e saj, të mos bëjë asgjë në thelb”.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Ukrainës shprehu shqetësimin e saj, duke lëshuar një deklaratë ku tha se “bisedat e gjata janë një burim që Putini i ka përdorur për më shumë se 20 vjet për të arritur interesat e tij”.
“Biseda i jep Putinit vetëm shpresë për lehtësimin e izolimit ndërkombëtar. Ajo që nevojitet janë veprime konkrete të forta që do ta detyrojnë atë në paqe, dhe jo bindje dhe përpjekje për qetësim”, vijon deklarata.
Një diplomat perëndimor i paidentifikuar i tha Reuters se telefonata “dërgon një sinjal të keq, veçanërisht pas paralajmërimeve se administrata e re amerikane mund të ndalë mbështetjen ndaj Kievit”.
Diplomati i paidentifikuar tha se Scholz mund t’i paraqesë thirrjen elektoratit të tij për të treguar se “Putini nuk është i hapur për asgjë”.