Prapaskena interesante  lidhur me Federico Dimarco, anësori majtas i Interit, së fundmi protagonist në kombëtaren e golit të bukur që nisi rikthimin e italianëve, pas suksesit 3-1, ndaj Francës në Paris. Sipas asaj që u raportua nga Fabrizio Romano, gjatë afatit kalimtar të merkatos së verës të mbyllur së fundmi, anësori i Simone Inzaghit në fakt ishte në shënjestër të Bayern Munichut.

Në veçanti, Dimarco do të ishte një nga emrat e vlerësuar në atë rol nga Bayern në fillim të verës. Megjithatë, një sondazh i shkurtër u mjaftoi bavarezëve për të kuptuar se lojtari konsiderohej i pashitshëm nga Interi dhe se vetë Dimarco, nga Porta Romana e Milanos, nuk kishte asnjë qëllim të veçantë për t’u larguar nga klubi i Nerazzurrëve. Kjo është edhe arsyeja pse një negociatë e vërtetë nuk do të kishte filluar kurrë.

Bayern në krahun e majtë më pas nuk përfundoi asnjë operacion transferimi, duke u fokusuar në zgjidhjet e ndryshme të skuadrës në dispozicion të Vincent Kompany.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: