Të paktën në letër mendohej se sfida e luajtur dje kundër Korabit për Partizanin do të ishte e thjeshtë, por në fushë nuk rezultoi ashtu. Kjo u pa edhe nga mënyra sesi u zgjidh ndeshja, vetëm falë një autogoli.
17240540_632280956966304_5496437203532882264_o
Por çfare e motivoi Korabin e rënë nga kategoria të zvhillonte një ndeshje të kësaj natyre?

Para ndeshjes u mësua se lojtarëve të Korabit u ishte premtuar premio nga dy rivalët e Partizanit, Kukësi dhe Skënderbeu, në rast se ata do të arrinin që të shmangnin humbjen ndaj të kuqve. Por dibranët nuk arritën që ta merrnin premion e premtuar, pasi në fund Partizani fitoi 2-0.

Një praktiktë e tillë është e njohur jo vetëm në futbollin shqiptar por edhe në atë botëror. Me luftën për titullin kampion gjithnjë edhe më të ashpër, fenomeni i premiove për ekipet që janë jashtë objektivave pritet të vazhdojë deri në fund të këtij kampionati.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb