TIRANE-Një dëshmi e fortë, që, nëse do të vërtetohej, do të vuloste trukimin e ndeshjes mes Partizanit dhe Flamurtarit. Disa lojtarë të huaj të Flamurtarit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve, u kanë thënë pas ndeshjes drejtuesve vlonjatë të klubit se Partizani ka qenë në dijeni për trukimin e kësaj ndeshjeje, shkruan Panorama Sport.

Sipas lojtarëve të huaj të Flamurtarit, këtë gjë e kanë bërë të ditur lojtarët e Partizanit në fushën e lojës. “Pse luani ju?! Nuk e di si është puna?! Mos luani, mos u lodhni kot…!”. Këto kanë qenë disa nga fjalët me të cilat dyshohet se futbollistë të Partizanit u janë drejtuar në fushën e lojës lojtarëve të huaj të Flamurtarit.

E gjithë biseda është kryer gjatë ndeshjes në fushë, në pjesën e dytë të takimit. Pasi skandali plasi, futbollistët e huaj e kanë pohuar këtë gjë te drejtuesit. Kjo pritet që të jetë një provë më shumë për organin e akuzës, i cili mund të thërrasë në pyetje edhe lojtarët e Partizanit…
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: