TIRANË- Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen dje nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror në mënyrë të papritur dhe brenda pak orësh u zëvendësua nga Helidon Bendo.

Ndonëse nuk dihen arsyet konkrete të dorëheqjes së tij, mësohet se Lika ka aplikuar për një detyrë në një strukturë të NATO-s para 4 muajsh por siç mëson “BalkanWeb” nuk ka arritur të fitojë. Jo vetëm kaq, por këtë detyrë e ka fituar një shtetas italian, e rrjedhimisht s’mund të jetë arsye e fortë për t’u dorëhequr nga SHISH, institucioni më i rëndësishëm i inteligjencës në vend.

Aplikimin në NATO e tha dje edhe analisti Lorenc Vangjeli, duke e nxjerrë madje si shkak të dorëheqjes.
Po kështu edhe gazetari Artan Hoxha tha dje në emisionin “Studio e Hapur” se ish-kreu i SHISH ka konkurruar pak muaj më parë për një pozicion në Bruksel dhe se kryeministri Edi Rama ishte në dijeni dhe dakordësi.

“Visho Ajazi e ka dhënë dorëheqjen pasi ai ka bërë një aplikim të ri për punë. Ai do të marrë një post shumë të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar. Ai shkon si këshilltar sigurie i shefit të NATO-s”, tha gazetari Artan Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb