PSG nuk ka ndërmend të mbaj Neymar në skuadër kundër dëshirës së tij, braziliani mund të largohet por sipas kushteve të tyre. E përditshmja spanjolle “Marca” zbulon një prapaskenë shumë interesante: “PSG i ka ofruar Real Madrid shërbimet e Neymar”.

Marca
Marca

Raportet ndërmjet PSG dhe Barcelonës nuk janë aspak të mirë teksa në të kaluarën janë përplasur shpesh për disa lojtarë si Verratti, Rakitic dhe Rabiot, ja pse drejtuesit parisien nuk preferojnë të shesin Neymar te Barcelona. Gjithnjë sipas “Marca”:

Marca
Marca

Real Madrid nuk ka ndërmend të afroj brazilianin në skuadër, të paktën për momentin, pasi kanë në dispozicion shumë sulmues. Neymar vijon të insistoj se dëshiron të largohet nga PSG, gjithashtu kërkon me çdo kusht të rikthehet te Barcelona por kjo lëvizje po ndërlikohet më shumë, mjafton të dëgjojmë dhe fjalët e presidentit Bartomeu:

Bartomeu
Bartomeu

“E dimë që Neymar dëshiron të largohet nga PSG por gjithashtu dimë se PSG nuk dëshiron ta shes. Nuk ka asnjë çështje këtu. Personalisht mendoj se Dembele është më i mirë se Neymar, ka një të ardhshme të madhe dhe dëshirojmë të qëndroj te Barcelona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb