Në ditën kur Juve zyrtarizon Aaron Ramsey, Fabio Paratici, drejtori sportiv i bardhezinjve zbulon një prapaskenë të bujshme të ndodhur gjatë verës. Në intervistën e tij për “La Gazzetta dello Sport”, Paratici zbulon se objektivi i tyre nuk ishte vetëm Ronaldo. Në tavolinë ishin dy opsione:


La Gazzetta
La Gazzetta

“Marrin Icardin e shkaktojmë rrëmujë ose marrin Robaldon. Ajo që ndodhi më pas e dinë të gjithë, vumë në jetë atë që ju mediat e cilësuat si goditjen e shekullit”. Më pas Paratici foli mbi goditjet e ardhshme që “Zonja e Vjetër” ka planifikuar:


James Rodrigues
James Rodrigues

“De Ligt është padyshim një nga lojtarët e rinj më të mirë, sigurisht që e kemi nën vëzhgim. James Rodriguez? Është një lojtar i madh, të shohim. E theksoj është e vështirë të gjesh lojtarë më të mirë se ato që kemi në dispozicion, Costa, Dybala, Bernardeschi, Cuadrado etj.
(BalkanWeb)