Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot kundër Ukrainës në orën 20:45. Takimi i fundit ky, për dy përfaqësueset në grupin B1 të Ligës së Kombeve. Skuadra aktuale e Silvinjos e di si mundet Ukraina, pasi ia dolën në shtator ku fituan me rezultatin 1-2 në Çeki.

Asnjëherë tjetër më parë, Shqipëria nuk kishte fituar kundër ukrainasve, teksa numëron pesë humbje dhe vetëm një barazim.Kështu gjasat tregojnë që dhe sot do shkohet drejt një fituesi. Kjo pasi barazimi nuk i bën punë Ukrainës, teksa dhe Shqipëria do të luajë mundësitë e saj për dy vendet e para.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb