Ledian Memushaj konfirmon dhe një herë se është një lojtar me potencial shpërthyes, një lidër i vërtetë tek Peskara.

Në momentin më përcaktues të sezonit, në një nga ndeshjet më të rëndësishme, në sfidën kundër Perixhias, Mumushaj realizoi një supergol në minutën e 29-të duke kaluar vendasit në avantazh.

Duhet të ishte ai që të ekzekutonte goditjen e dënimit, por jo, topi i gjuajtur nga shoku i skuadra u përplas në barikadë, topi iu kthye në këmbët e Memushaj i cili nuk u mendua dy herë por goditi fluturimthi duke shënuar një supergol.

Për Memushajn ky ishte goli i dytë sezonal por një konfirmim i pastër i peshës që mesfuahori i Kombëtares ka tek ekipi i Peskarës dhe tek qëllimi i tyre për të siguruar një biletë për në Serie A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: