Prefekti i Korçës, Nertil Jole, në një mesazh urimi për qytetarët e Qarkut të Korçës, falënderon të gjitha ata që në një mënyrë apo një tjetër janë bërë pjesë e arritjeve të përbashkëta.
Një urim special për Vitin e Ri 2025, Jole ka drejtuar për fëmijët dhe moshën e tretë, në këtë ditë të fundit të 2024.
“Të dashur bashkëqytetarë dhe banorë të Qarkut të Korçës!
Më shumë shëndet e mbarësi për Ju dhe familhet tuaja
Falënderim gjithsecilit që në një mënyrë apo një tjetër ëshë bërë pjesë e arritjeve të përbashkëta.
Institucioni që drejtoj do të vijojë të kryejë me përgjegjësi të gjitha detyrimet institucionale, duke garantuar bashkëpunimin e domosdoshëm me çdo institucion shtetëror, me çdo strukturë administrative, ekonomike dhe sociale, që vepron në qarkun tonë, në mënyrë që të gjithë së bashku me një sinergji edhe më cilësore të përmbushim detyrat tona në shërbim të qytetarëve.
Urimi më special shkon për fëmijët tanë që të rriten të lumtur dhe suksesshëm. Padyshim edhe për brezin më të moshuar, që të kenë shëndet dhe gjithçka të mirë pranë njerëzve të dashur të tyre”, shprehet Jole.