POLIÇAN

Prej 2 vitesh punonjësit e Uzinës së Armëve në Polician nuk marrin pagën mujore. Edhe pse në këto vite ata i janë drejtuar me shkresa zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kryeministrit, ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Në këto kushte, Punonjësit protestuan këtë të premte para dyerve të Uzinës së Armëve.

Rreth 120 punëtorë  prej vitesh punojnë në sektorët të vështirë të Uzinës së Armëve, duke filluar nga montim-çmontimi i predhave luftarake e deri tek prodhimi i fishekëve. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Uzinës së Armëve në Poliçan, Abedin Çela i bën apel Ministrisë së Mbrojtjes të gjejë një zgjidhje të menjëhershme për këtë cështje.

Në rast se nuk do të ketë asnjë reagim nga institucionet shtetërore, Punonjësit e Uzines së Armëve paralajmëruan se do t’i drejtohen Gjykatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb