Në programin e kësaj të diele të “Gëzuar me ju” protagonistët e mbrëmjes ishin vetë vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, të cilët interpretuan disa prej projekteve të tyre muzikore dhe ndanë rrëfime për rrugëtimin e tyre profesional, por edhe personal.

Në mesin e miqve dhe bashkëpunëtorëve, në studio ishin edhe vajza e Stefit, Joana, dhe djali i Endrit, Simone. Stefi, baba i dy vajzave dhe Endri, baba i dy djemve, folën për marrëdhënien dhe lidhjen që kanë me fëmijët e tyre.

Stefi2
Stefi2

Stefi prej 6 muajsh është edhe gjysh, pasi vajza e tij e madhe Maria është bekuar me një djalë, dhe në “Gëzuar me ju” ndau emocionet e këtij gëzimi.

“Jam shumë i lumtur. Ma ka marrë zemrën. Ma ka marrë shpirtin”, tha ai për nipin, teksa pa hezitim e cilësoi vajzën e tij Marian, si një supertalent. Por sipas këngëtarit, në jetë dhe në art duhet e pak fat, dhe një gjë të tillë ai ia uron së bijës.

Ndërkohë vajza tjetër Joana, e cila në studion për mjekësi, tashmë shpeshherë është krah të atit në daljet e tij televizive, për të mbështetur dhe surprizuar.

Sikurse Stefi, edhe Endri shprehu hapur dashurinë e madhe për dy djemtë e tij, Simonen dhe Vasileonin, të cilin me shumë dashuri e përshëndeti nga ekrani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb