Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës që nga mëngjesi i kësaj të diele, duke sjellë trashësi deri në 15 centimetra në disa zona.

Autoritetet lokale janë angazhuar në pastrimin dhe kriposjen e akseve kryesore në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, Ersekë, Voskopojë, Dardhë dhe segmentet e tjera të prekura.

Për momentin, të gjitha akset nacionale mbeten të hapura, megjithatë, reshjet pritet të vijojnë edhe për disa orë të tjera, duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Për të garantuar lëvizje të sigurt, autoritetet u kanë bërë apel drejtuesve të automjeteve që të pajisen me goma dimërore ose zinxhirë, veçanërisht në zonat më të rrezikuara nga ngricat dhe trashësia e dëborës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb