TIRANË- Reperi i njohur Arkimed Lushaj ndodhet prej një jave pas hekurave për shkak të akuzave të ngritura nga policia ndaj tij, si pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Por edhe pse në qeli, Stresi është bërë i gjallë në rrjetet sociale duke postuar arritjen e fundit në karrierën artistike.

Bëhet fjalë për arritjen e 1 milion klikimeve me këngën e nxjerrë së fundi në festivalin “Kënga Magjike” kushtuar nënës së tij “Të dum om”.

“+1Milly thanks all #TeDuMom #seeusoon”, shkruan Stresi.

Stresi Insta
Stresi Insta

Nuk dihet nëse Stresi e ka bërë vetë këtë postim apo dikush nga familjarët e tij që mund t’i administrojë profile.
Arkimed Lushaj u arrestua mbrëmjen e 17 tetorit në një hotel në periferi të Tiranës. Policia gjeti dhe një armë si dhe një sasi kokaine. Por familja e tij ka hedhur poshtë çdo akuzë për të duke e cilësuar arrestimin politik për shkak të babait të tij Sali Lushaj, ish-truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga ana tjetër prokuroria kishte përgjuar Stresin duke folur me grupin e Bajrave, të cilëve iu kërkonte ndihmë për t’u larguar jashtë vendit. Po kështu sipas prokurorisë, Stresi kishte një rol në shpërndarjen e drogës në Tiranë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb