Arjana Lico, gjyqtarja të cilës i dogjën gjatë natës makinën në oborrin e pallatit ku banonte, nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi në vitin 2004 bëri një gjest të madh, duke dhuruar zemrën e djalit të saj. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmë në zonën e ‘Vasil Shantos’ në Tiranë.

GJESTI HUMAN I LICOS
Liço në 2004 u vu përpara një zgjedhje shumë të vështirë, pasi dhuroi zemrën e djalit të saj, Erjonit, i cili vdiq në një aksident në Itali në kulmin e rinisë, vetëm 23 vjeç. Ngjarja në fjalë asokohe bëri bujë të madhe nëpër media, ndërsa gjyqtarja vendosi që të bënte gjestin e madh human. Pak më vonë gjyqëtarja doli publikisht në një emision investigativ ku kërkonte që të identifikonte personin që i kishte dhunuar zemrën e djalit, ndërsa pas shumë hetimesh ai u zbulua. Bëhej fjalë për një shtetas italian, me të cilin Lico u takua.

DJEGIA E MAKINËS
Mbrëmjen e kaluar dy mjete, “Volksvagen Golf 6” dhe “Volksvagen Pasat” kanë qenë të parkuara tek oborri i pallatit, kur janë përfshirë nga flakët. Nga të dhënat e policisë, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një mashkull me kostum sportiv të bardhë me kapuç, i cili afrohet mjetit ‘Golf 6’ në pronësi të Licos dhe pasi e spërkat i vë zjarrin dhe largohet me vrap.

Mjetet janë djegur pjesërisht me dëme të lehta, pasi flakët u fikën menjëherë nga kalimtarët të cilët ndërhynë sapo panë flakët. Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shishe plastike gjysmë e djegur, të cilën përdori autori për të spërkatur makinat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb