TIRANE

Ka ndërruar jetë në një nga spitalet e Turqisë 15-vjeçarja Elona Kuburja e cila vuante nga sëmundja e rrallë e quajtur Hemangioma kongenitale, një lloj tumori beninj që prek enët e gjakut dhe shkakton hemorragji.

Historia e trishtë e 15-vjeçares Kuburja e bë publike pas apelit të familjarëve në Televizionin News 24 ku ata kërkonin ndihmë për të shpëtuar vajzën e tyre.

Kjo sëmundje ishte e lindur dhe nëna e vajzës kishte 14 vite që e kuronte ata duke e trajtuar me operacione. Një muaj më parë vajza mbërriti në urgjencën e QSUT me hemoragji të mëdha. Mjekët që e pritën në urgjencë nuk e njihnin si sëmundje por u detyruan ta operonin për t’i shpëtuar jetën vajzës dhe mundën që t’i ndalnin hemoragjinë.

Ata dhanë alarmin se vajza duhej trajtuar urgjntisht jashtë shtetit por pavarësisht apelit të mjekëve vajza qëndroi edhe për 8 ditë të tjera në spital për shkak të pamundësive ekonomike ndërsa familja i bëri apel qytetarëve dhe ministrisë së Shëndetësisë për ndihmë. Kur mjekët nuk i kishin dhënë më shumë se 24 orë jetë familja u detyrua që me paratë e marra borxh dhe disa të siguruara nga shqiptarët ta niste drejt një spitali privat në Turqi për kurim të specializuar.

Në të njëjtën ditë që vajza u nis në Turqi ministria e shëndetësi lajmëroi se do ta merrte tërësisht përsipër rastin e 15-vjecares Elona Kuburjas.Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama u shpreh se shpenzimet do të mbuloheshin nga shteti dhe nga një ekip mjekësh nga më të njohurit në Turqi do të merreshin me trajtimin shëndetësor të vajzës.Por mëngjesin e kësaj të diele 15-vjeçarja Elona Kuburja nuk mundi të mposhte sëmundjen e saj të rëndë dhe ndërroi jetë ne Turqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb