Në “Premier League” pak ditë më parë u mor vendimi për shkutimin e kohës së merkaton së verës dhe kjo duket se ka sjellë edhe reflektimin e federatave të tjera me rëndësi në Europë.

Sot, ankesa për afatin kalimtar të verës ka patur edhe nga drejtuesit e skuadrave më të mëdha në kampionatin italian.

“Merkato siç është për një periudhë kaq të gjatë i vë në vështirësi futbollistët. Unë them se ajo duhet të përfundojë një javë para nisjes së sezonit”- ka deklaruar drejtori sportiv i AC Milan, Massimiliano Mirabelli, për “Mediaset Premium”.

AC Milan's head coach Vincenzo Montella (C), the CEO of AC Milan, Marco Fassone (L) and Sports Director Massimiliano Mirabelli prior to the start of the qualifying round second leg soccer match between AC Milan and CS Universitatea Craiova at the Giuseppe Meazza stadium in MIlan, Italy, 3 August 2017. Ansa/Daniel Dal Zennaro
AC Milan’s head coach Vincenzo Montella (C), the CEO of AC Milan, Marco Fassone (L) and Sports Director Massimiliano Mirabelli prior to the start of the qualifying round second leg soccer match between AC Milan and CS Universitatea Craiova at the Giuseppe Meazza stadium in MIlan, Italy, 3 August 2017. Ansa/Daniel Dal Zennaro

Në krah të tij ka dalë edhe drejtuesi i Interit. “Jam dakord që merkatoja të mbyllet të paktën disa ditë para nisjes së sezonit futbollistik”, është shprehur drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio.
653211070
Sipas tij të gjitha federatat duhet të kenë një mendim të unifikuar për rregullat e merkatos, pasi është një problem qe u përket të gjithëve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb