Tifozët e futbollit anglez nuk duhet të presin gjatë. Sezoni i ri 2019/2020 i Premier League nis shumë shpejt dhe me “fishekzjarre”. Liga Angleze e Futbollit publikoi kalendarin e ndeshjeve, të cilat nisin që në datën 9 gusht. Liverpool do të ngrejë siparin me sfidën e parë në “Anfield Road”, ku do të presë Norwich, skuadrën e ngjitur rishtaz në Premier.

0 1519547829 5959997
0 1519547829 5959997

Por përballja më e madhe që në javën e parë të sezonit të ri të kampionatit anglez është ajo e datës 11 gusht. Të gjithë prozhektorët do të drejtohen në “Old Trafford”, kur në orën 16:30 do të luhet sfida mes Manchester United dhe Chelsea. Kampionët në fuqi të Manchester City dhe Arsenali e nisin kampionatin në transfertë, pasi do të luajnë përkatësisht kundër West Ham dhe Newcastle. Ndërkohë, Tottenham luan në fushën e tij të shtunën e 10 gushtit kundër Aston Villa, skuadra tjetër e promovuar në Premier League në sezonin e fundit.

C 29 Articolo 1280484 Upiimglanciooriz
C 29 Articolo 1280484 Upiimglanciooriz

Ndeshja e parë në shtëpi për Manchester City do të jetë ajo e javës së dytë të kampionatit anglez, kur në datën 17 gusht do të përballet me Tottenham, një tjetër përballje që do të prishë pushimet e shumë tifozëve të futbollit anglez.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb