Jo gjithmonë paratë simbolizojnë projektin fitues dhe kjo shihet më mirë me ecurinë e ekipeve angleze në “Champion League”. Ky kampionat vitin e kaluar në merkaton verore ka shpenzuar 1 miliard e 416 mln euro duke bërë atë sesionin e kalimeve më të shtrejntë në histori.

Ndryshe nuk pritet të ndodhë as këtë vit pasi kur ka kaluar vetëm java e parë zyrtare e merkatos, pavarësisht se zyrtarizimet e kalimeve të futbollistëve ka nisur që në qershor, “Transfermarket” me të dhënat e saj raporton se “Premier League” është sërish mbretëresha e merkatos.

Klubet angleze deri më tani kanë shpenzuar 510 mln euro, duke lënë mbrapa “Seria A” me 442 mln euro. Më shumë se 1 e 4-ta e kësaj shifre është shpenzuar nga Milan me 7 lëvizje futbollistësh deri më tani, ndërsa vitin e shkuar në total ekipet italiane kapën shifrën e 706 mln eurove.

“Medalja e bronztë” i shkon Bundesligës, kampionat që nuk e ka prekur ende shifrën e 400 milionë eurove (390). Jashtë podiumit mbetet Liga e Parë Franceze, që mezi kalon murin e 200 milionë eurove 209.

Surprizë mbetet “La Liga” që deri më tani ka shpenzuar 163 mln euro, ndërsa vitin e shkuar në total arriti shifrën e 472 mln eurove. Këto shifra mbeten të ulëta pasi gjigandët e kampionatit spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona nuk e kanë thënë ende fjalën e tyre.
Merkato
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb