Deputetja e PD, Dhurata Çupi, e ftuar në emisionin Open në News 24 deklaroi se me Partinë Demokratike në pushtet, minimumi jetik do të jetë 200 euro.

Çupi theksoi se PD vërtetë do të vjelë taksat e shqiptarëve (me vlera normale), por këto taksa do i çojë në investime. Sipas Çupit, Berisha është një lider politik me eksperiencë dhe është një lider më i mirë se Rama.

Dhurata Çupi: Shqipëria është shpopulluar dhe varfëria është ekstreme. Lideri i PD thotë se po vij me program. Shtresa e mesme po shuhet. Kemi mbi 700 mijë pensionistë, nga të cilët mbi 200 mijë janë nën 200 euro. Minimumi jetik duhet të jetë 200 euro. PD vërtetë nuk ua ka vjelë taksat shqiptarëve, por nuk ka abuzuar në këtë farë feje. Ne vijmë me program kundër korrupsionit.

Taksat e shqiptarëve do shkojnë për investime. Ne kemi qenë në pushtet, kemi parti që funksionon me program. Rama ka të sigurt deformimin e vullnetit të qytetarëve dhe nuk iu flet më as qytetarëve e as opozitës. Sot kemi partinë, kemi vulën. Sali Berisha do jetë një lider shumë herë më i mirë se Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb