NGA ORNELA MANJANI

TIRANE- Rreth 50 mijë ndërtime informale do të pajisen me leje legalizimi gjatë vitit 2016. Kostoja për pajisjen me tapi të shtëpive dhe ndërtimeve ekonomike do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 513.2 milionë lekë, të cilat do të shkojnë për kryerjen e procesit të legalizimit dhe të përpunimit të informacionit tekniko-ligjor. Për vitin 2015 janë mbyllur praktikat e legalizimit për 22.000 objekte, nga ku 81% e tyre janë objekte me funksion banimi dhe vetëm 19% objekte me funksion biznesi, duke e çuar kështu numrin e objekteve të legalizuara në dy vitet e fundit në rreth 37.000 objekte.

“Paralelisht me procesin e legalizimit jemi duke punuar edhe për urbanizimin e zonave informale. Për vitin 2015 investuam 404 milionë lekë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për urbanizimin e tri zonave informale; përkatësisht lagjja ‘Kushtrimi’ në Vlorë, në Kënetë të Durrësit dhe lagjja ‘18 Tetori’ në Lushnjë, nga ku përfituan rreth 20.000 banorë. Projektet për urbanizimin e zonave informale do të vijojnë edhe përgjatë vitit 2016, me financim nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve apo dhe donatorë”, – tha ministrja Eglantina Gjermeni, dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

PAGESA PËR PARCELËN
Pagesat për parcelën ndërtimore do të kryhen në bazë të ligjit nr. 50, dt. 27.06.2014. Të gjithë qytetarët do të përfitojnë një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore, në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve nga data e njoftimit. Sipas ligjit, mësohet se mbas 45 ditësh nga data e njoftimit, vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë. Gjithashtu, qytetarët do të përfitojnë edhe një zbritje – 10% të vlerës së parcelës ndërtimore si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike. Sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m².

Sipërfaqet mbi masat e përcaktuara në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim.

KALIMI I PRONËSISË
Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objektit pa leje bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil. Sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m².

Sipërfaqet mbi masat e përcaktuara në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Regjistrimi i pasurisë Kur ndërtimi pa leje disponohet nga një subjekt, kontrata e kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore dhe objektit që legalizohet regjistrohen në emër të subjektit që disponon objektin.

Për regjistrimin e pronës së legalizuar. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrimi i pjesëve takuese mbi pasuritë (parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklarimit. Subjektet mund të përcaktojnë përveç pjesës takuese edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: